11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Një ministër shqiptar i korruptuar mbronte trafikun e drogës”, flet i penduari i drejtësisë italiane

“Një ministër shqiptar i korruptuar mbronte trafikun e drogës”, ky është rëfimi i bërë nga një i penduar i drejtësisë italiane, i cili po gjykohet në kuadër të dosjes hetimore të pagëzuar “Rinascita-Scott”.

Aksioni që goditi një rrjet trafiku ndërkombëtar droge nisi në vitin 2016 dhe arrestimet e fundit u kryen në vitet 2019 dhe 2020, kur u vunë në pranga edhe disa shqiptarë. Mbi 300 persona u arrestuan, mes tyre edhe drejtues të mafies famëkeqe “Ndrageta” në komunën Vibo Valentia.

Ndaj tyre vijon procesi gjyqësor që cilësohet ‘Maxi Processo’ – emërtim i njëjtë me atë të ndodhur në vitet ’90 në Itali, që çoi pas hekurave kryemafiozin Toto Riina.

Dëshmia e të penduarit

Mediat italiane kanë zbardhur së fundmi dëshminë e një të penduar që zbulon se si një ministër shqiptar mbronte trafikun e drogës. Sipas Antonio Guastalegname, 53-vjeç dhe sipërmarrës nga Vibo Marina, ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).

Për trafikantët shqiptarë, Guastalegname thotë se “kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare”. “Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një trafikant me emrin Eduard ose Robert në një udhëtim Firence-Bolonja.

“Më propozoi që drogën e tyre ta shisja direkt unë, pa ndërmjetës, në sheshet e Piemontes dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën mund të organizonin importin e ‘barit’ duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare për shkak të së cilës ata mund të lëviznin sasi të mëdha droge pa pasur frikë nga kontrollet”, rrëfen i penduari.

Për hetuesit, personi që bëri propozimin është Robert Lazaj (i arrestuar në 2019), i lindur në Shqipëri në vitin 1972. Siç raportojnë mediat italiane, identitetin e ka konfirmuar edhe i penduari kur nga hetuesit i është treguar për identifikim fotografia e shqiptarit: “Konfirmoj, nënvizon Guastalegname, se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërt me ministrin e qeverisë shqiptare, i cili siguronte mbrojtje në këto trafiqe”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...