7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Një përmirësim për shoqërinë britanike”, përgjigja epike e Princit Leka për gazetaren Britaknike

Sophie Corcoran, gazetarja britanike shkroi një postim që hapi jo pak debat në Twitter:

“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra, kryesisht shqiptarë, nëse ky nuk është pushtim, atëherë çfarë është?”

Çfarë është?! Një përmirësim për shoqërinë britanike, kështu është shprehur princ Leka.

Sigurisht, përgjigjja është duartrokitur dhe ripostuar në rrjete sociale nga shumë shqiptarë. Patjetër që ka dhe nga ata që thonë se “në vend që të themi se emigracioni është fat për vendalitë, duhet të bëjmë diçka t’i sjellim emigrantët në vend”.

Lidhur me këtë, princ Leka thotë se është e vërtetë dhe ai “nuk është dakord që të ikin, por është i ndjeshëm”. Një gazetare foli ‘keq’ për emigrantët shqiptarë. Dhe në fakt, edhe përgjigjja duket e tillë: Spontane, e pamenduar gjatë, por gjithsesi shumë e goditur 🙂

Së fundmi duket se emigrantët shqiptarë po përbëjnë problem për Britaninë e Madhe. Qeveria atje është duke punuar për të krijuar një strukturë e cila do të bëjë që shumë emigrantë shqiptarë të kthehen mbrapsht nëse nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Guardian raporton se shifrat qeveritare të qarkulluara në fillim të këtij viti pretendonin se rreth 60% e emigrantëve që kalonin në Kanalin anglez (La Manche, që ndan Anglinë jugore nga Franca veriore) çdo ditë ishin nga Shqipëria, megjithëse zyrtarët vunë re se shifrat luhateshin.

Kryeministri Rama nga ana tjetër, thotë se “Britania po shënjestron shqiptarët për të justifikuar dështimet e politikave”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...