5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Një person humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Kavajë, arrestohet drejtoresha teknike, dy të tjerë në kërkim

Në përfundim të hetimeve të para për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qerret, Kavajë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë punimeve në një pallat në ndërtim, Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasen me iniciale E. Xh., 68 vjeçe, drejtoreshë teknike e punimeve.

Sipas autoriteteve, shtetasi H. P., 59 vjeç, ndërroi jetë gjatë procesit të çmontimit të një skele, ndërsa shtetasi S. H., 36 vjeç, u plagos në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim administratori i firmës ndërtuese, shtetasi E. D., 53 vjeç, si dhe inxhinieri i kompanisë, M. Sh., 31 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku pritet të zhvillohen hetime të mëtejshme mbi përgjegjësitë dhe shkeljet e mundshme që çuan në tragjedinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...