4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Një person jashtë familjes i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës?

Vrasja e Pëllumb Metës para një muaji ka shkaktuar dilema të mëdha. Tre fëmijët e tij janë vendosur në pranga për akuzat e vrasjes dhe fshehjes së trupit. Motra e të ndjerit akuzon bashkëshorten e tij, por ngrihen dyshime për përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, dhe ish-prokurorja Elisabeta Imeraj, shprehin se uniteti dhe solidariteti i fëmijëve në veprimet e tyre sugjerojnë se një person i tretë nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje.

Arjan Hoxha:

Duke parë që ata janë unison në veprimet e tyre brenda familjes, nuk besoj se ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër jashtë familjes, sepse veprimet e tyre para gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale thuaj se pavarësisht ndryshimeve të dëshmive është një cikël i mbyllur mes tyre në aspektin e zbardhjes ose hedhjes dritë mbi autorin dhe motivin. Unë kam pak dyshime në përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Duke parë veprimet që kanë kryer, alibinë që do ngrënë nuk besoj se është e nevojshme prania e një personi tjetër.

Elisabeta Imeraj:

Edhe unë besoj se nuk ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër. Uniteti në të cilën dalin në veprimet e tyre, solidariteti që kanë në mbrojtjen e tezës, pavarësisht se njëherë prezantojnë fejesën, njëherë dhunën…arsyet janë të ndryshme. Por brenda veprimeve të tyre nuk ka një person tjetër. Do ishte e pamundur që të 4 familjarët do bëheshin bashkë për të mbrojtur një tjetër person jashtë familjes së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...