0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Një polic kufitar Serb vritet, autori dyshohet të jetë Shqiptar

Një incident i rëndë ka ndodhur në Loznicë, Serbi, ku një efektiv i policisë kufitare, Nikolla Krsmanoviç, ka humbur jetën gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti në pikën e kontrollit në Lipnički Šor. Autori i dyshuar i këtij akci ku u përfshi me armë është një shqiptar i quajtur Artan Hajziri, sipas raporteve të mediave në Beograd.

Raportohet se policia kufitare serbe po kryente një kontroll rutinë në një makinë ku dyshohet se udhëtonin një grup shqiptarësh. Kur policia kërkoi që të kontrollojë çantën e tij, Artan Hajziri, 33 vjeç, hapi zjarr ndaj tyre, plagosur dy policë dhe më pas largua nga vendngjarja. Nikolla Krsmanoviç, 34 vjeç, u ndërrua në jetë nga plagët e marra në spital, ndërsa policin tjetër, Vjekoslav Iliç, 50 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjithashtu ka gjetur pasaportën e të dyshuarit dhe një letërnjoftim gjerman në vendngjarje. Autoritetet serbe kanë nisur një operacion masiv për të kapur autorin. Forcat e policisë kufitare dhe të policisë kriminale janë në kërkim intensiv, duke përdorur edhe dronë dhe helikopterë për të gjetur dhe arrestuar Artan Hajzirin.

Sonte, rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutinës në të cilin ndodheshin dy persona – tha Daçiç.

Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviç në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliç në shpatull dhe më pas kanë ikur.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovë në emër të Artan Hajziri dhe një letërnjoftim gjerman.

Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të autorit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopterë.

I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT