Një tjetër tërmet është regjistruar këtë pasdite në Greqi, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në vendin tonë.
Epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 4.3 të shkallës rihter ka qene Florina, ndërsa tërmeti ka pasur një thellësi prej 2 km. Lëkundjet ishin të fuqishëm sa që u ndjenë në të gjithë territorin tonë, e sidomos në zonën e Korçës.
Kujtojmë që edhe dy ditë më parë, një tjetër tërmet goditi Greqinë me magnitudë 5.3 të Shkallës Rihter.