9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Një video e rëndë qarkullon në rrjet, zbulohet laboratori i fshehtë farmaceutik ku torturoheshin kafshët për qëllim eksperimenti

Një video e rëndë ka zbuluar një skandal të torturimit dhe eksperimentimit me kafshët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Laboratori Inovac INC është i vendosur në shtetin e Indianës, ndërsa brenda tij ka depërtuar një anëtar i grupit në mbrojtje të të drejtave të kafshëve, “Humane society”.

Videoja e cila tashmë është bërë virale, tregon disa qen në dukje këlyshë dhe majunë që mbahen na kafaze dhe u nënshtrohen eksperimenteve të ndryshme, ku testohet toksiciteti i lëndëve narkotike. Eksperimentet janë porositur nga 12 kompani farmaceutike në SHBA.

Kafshët ushqehen me detyrim me droga dhe ilaçe shumë të fortë e të dëmshëm që në shumë raste shkaktojnë dhe ngordhjen e tyre. Edhe nëse kafshët nuk ngordhin nga ilaçet, sërish ato vriten për të vrojtuar më mirë efektet që këto barna japin në trupin e tyre.

Pamja më e rëndë e siguruar ishte momenti kur një qen ushqehet me ilaçe me anë të një tubi, dhe më pas lëshohet sërish në kafazin e tij. Kafsha e gjorë dridhet dhe lëviz disa herë duke treguar dhimbjet, teksa në fund bie në dysheme i ngordhur.

Pas publikimit të videos vetë laboratori ka reaguar duke argumentuar se eksperimentet e tyre janë në të mirë të njerëzimit dhe se duhet kuptuar potenciali i plotë i shkencës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...