10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Njeriu i papërgjegjshëm e ka kthyer Shqipërinë në han pa porta”/ Meta: “Nuk ka fëmijë që nuk kupton sa rëndë është cënuar siguria kombëtare”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një han pa porta.

I ndalur tek sulmet kibernetike, Meta tha se nëse kryeministri do të ishte i përgjegjshëm do të kishte dhënë dorëheqjen.

“Unë kam këtë informacion nëse do ishte hetuar dosja e Dibrës që u bë ping-pong do të kishim pasur zgjedhje normale dhe Edi Rama do kishte kaluar në opozitë. Nëse në momenti që u hackerua sistemi dolën të dhënat e shqiptarëve para zgjedhjeve dhe u bë e qartë se i kishte nxjerrë qeveria , nuk do ishim në këtë situatë. Nuk them se nuk do kishim pasur sulme nxitur nga qeveria e Iranit apo grupe të tjera , por ndjenja e përgjegjësisë duhet të ishte më e lartë. Shpreh kënaqësinë që sistemi i bankave ka qenë i mbrojtur dhe nuk pranuar presionin e Ramës që të integronin sistemin e tyre n e-albania.

Nëse ai ka shqetësimin që të mos krijohet panik të ruhet siguria publike e kombëtare akti më minimal i përgjegjësisë së tij do të ishte dorëheqja sepse ka dështuar dhe ka gënjyer. Me ekspozimin e të gjithë sekreteve të shtetit ai nuk mund ta shmangë duke frikësuar gazetarët dhe mediat, ky është një mision i pamundur. Ndërkohë Prokuroria duhet të veprojë në drejtim të gjithë që kanë cënuar këtë sisteme”, tha Meta.

Urdhri i prokurorisë për gazetarët dhe sulmi i planifikuar ndaj Albin Kurtit?

Meta: Nuk kam pasur një informacion të tillë. Sot sa i takon cënimit ë sigurisë kombëtare nuk ka fëmijë që nuk kupton sa rëndë është cënuar siguria, kur është goditur edhe truri i vetë Policisë së Shtetit. Njeriu i papërgjegjshëm e ka kthyer Shqipërinë në han pa porta, e mbyti me banane dhe kulla që pastrojnë me mld euro. Po të kishte përgjegjësi nuk do të ishte Shqipëria në këtë situatë.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...