14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Njësimi i pasaportës së vaksinimit me vendet e BE-së/“Çertifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian “

Njësimi i pasaportës së vaksinimit me vendet e BE-së u jep mundësi edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në portalin e-albania për t’u pajisur me pasaportë vaksinimi.
Përgjatë këtyre ditëve, teksa ka një fluks të emigrantëve që kthehen me rastin e festës së ndërrimit të viteve ndaj, Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar prej tyre që të regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë pasi kjo ju jep mundësinë që të kryejnë dozën e dytë apo të tretë në Shqipëri.

“ISHP bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania. Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas”, ka bërë me dije ISHP.
Bashkimi Europian ka njoftuar që në 15 shtator heqjen e barrierave, duke njohur kështu certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Por ky vendim vlen vetëm për qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Çka do të thotë se pasaporta dixhitale e vaksinimit njihet vetëm për të vaksinuarit me “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

“Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit. Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit”, theksohet më tej në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...