10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Njoftimi i ARRSH / Prej ditës së dielë do të nisë larja e mureve të Tunelit të Krrabës

Duke nisur nga mbrëmja e nesërme, 16 maj ARRSH njofton se do të devijojë lëvizja në tunelin e Kërrabës. Kjo për shkak se do të lahen muret e këtij tuneli.

Për shkak të fluksit të madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt ky proces do të nisë nga ora 21:00-deri në orën 06:00. Sipas ARRSH-së, lëvizja e mjeteve do të bëhet në njërin prej tubave, ndërkohë që në tjetrin nis procesi i larjes.

NJOFTIMI I ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të fillojë larja e mureve të Tunelit të Krrabës.

Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.
Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).
Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.
#ARRSH #MIE

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...