10.5 C
Tiranë
Sunday, February 15, 2026
spot_img

“Njohuri të pakta për realitetin në terren?” – John Stewart Duncan reagon ndaj prokurorisë në procesin ndaj Hashim Thaçi

Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan ka reaguar pas një jave të deklaratave përmbyllëse në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke vënë në pikëpyetje vlerësimin e prokurorisë për dëshminë e tij.

Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi: “Një javë interesante në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si informacioni shumë i detajuar që përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson ‘njohuri të pakta të realitetit në terren’.”

Duncan ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në procesin “Thaçi dhe të tjerët”, ndërsa reagimi i tij vjen në kohën kur po zhvillohen seancat përfundimtare në Hagë.

Gjatë fjalës së saj përmbyllëse, kryeprokurorja Kimberly West kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, duke e çuar totalin e dënimeve të kërkuara në 180 vjet.

Procesi po ndiqet me interes të lartë në Kosovë dhe rajon, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues në muajt në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Karabinierët arrestojnë 28-vjeçarin shqiptar: “Drejtonte celulë droge me 10 kg lëndë narkotike”

0
Karabinierët italianë në Raguzë kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të dyshuar për drejtimin e një celule të trafikut të drogës. Gjatë operacionit u sekuestruan...

“Eva, sot erdhi pranë familjes!” – Xhetan Ndregjoni rrëfen rikthimin e mbesës pas 12...

0
Pas 12 vitesh përpjekjesh të pafundme, Xhetan Ndregjoni ka arritur t’i sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva, e cila iu mor nga bashkëshorti...

Arrestohet autori i vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Pizë: Detaje të reja nga ngjarja

0
Autoritetet italiane kanë konfirmuar arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje në orët e para...

“Shpresoj të jem përsëri i dashuruar me një grua” – Kylian Mbappe hap zemrën...

0
Në Ditën e Shën Valentinit, komente të vjetra të Kylian Mbappe për jetën e tij personale u rikthyen në qendër të vëmendjes. Superylli francez,...

Muriel Bowser njeh 17 shkurtin si “Ditën e Pavarësisë së Kosovës” në Uashington DC

0
Ambasada e Kosovë në Uashington DC njoftoi se kryetarja e kryeqendrës amerikane, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurt të shënohet si ditë zyrtare...