18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

“Nuk besoj që më kanë marrë inat”, Leo flet për vendimin e tij për nominimin e Gjestit

Në Darkën e të Nominuarve të organizuar në kuadër të “Big Brother VIP Kosova”, diskutimet mes banorëve sollën momente interesante, përfshirë një pyetje të drejtuar ndaj Leonardo Gashit për vendimin e tij si kapiten i javës.

Leonardo u pyet nëse mendonte që publiku kishte krijuar një mendim negativ për të, pasi vendosi të nominojë Drilonin dhe Gjestin. Këngëtari reagoi duke sqaruar se arsyet e tij për këtë vendim ishin të qarta.

“Nuk besoj që më kanë marrë inat pasi e kam cek për çka i kam nominuar. Kanë qenë të vetmit që kanë dashur me më bë dëm në lidhje, e sidomos Gjesti,” tha ai.

Pas eliminimit të tij nga gara në Kosovë, Gjesti nuk humbi kohë dhe kaloi në versionin shqiptar të “Big Brother VIP”. Aty, ai ka fituar menjëherë vëmendje dhe pëlqim të madh nga publiku, duke e kthyer në një konkurrent të fortë.

Kjo situatë ka krijuar një dinamikë të re mes banorëve dhe ka ndezur diskutime të tjera lidhur me strategjitë dhe vendimet brenda lojës. Me sa duket, gara në të dyja versionet e “Big Brother VIP” po bëhet gjithnjë e më interesante.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Champions League – PSG mposht Liverpool 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales

0
Paris Saint-Germain arriti një fitore të rëndësishme ndaj Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke marrë avantazh të dukshëm para sfidës së kthimit në “Anfield”. Ndeshja...

Porti i Durrësit: 9 vjet, 3 kompani dhe një projekt i bllokuar që rrezikon...

0
Plani për ta shndërruar Portin e Durrësit në marinën më të madhe turistike në Europë nisi në vitin 2015, pas një vizite të kryeministrit...

Armëpushimi i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit: A do të kthehet në paqe apo...

0
Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, edhe pas arritjes së armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërmjetësuar nga Pakistani. Lajmi...

“Nuk i ndaloi policisë” – Përplaset me makinë të parkuar në Fier, shoferi dërgohet...

0
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, në zonën e unazës lindore, pasi një drejtues mjeti nuk iu bind urdhrit të policisë...

“Furnizuesi kryesor i rrjetit të drogës” – Shqiptari arrestohet në Barcelonë për trafik kokaine...

0
Një 28-vjeçar shqiptar, Enri Hardolli, është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik kokaine. Sipas mediave...