7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim”, Egla Ceno rrëfehet mbi mëmësinë dhe vendimet e saj personale

Në episodin e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, gazetarja dhe moderatorja Egla Ceno foli hapur për vendimin e saj mbi mëmësinë. Edhe pse Ceno nuk ka fëmijë, ajo shpjegoi se, ndryshe nga më parë, kur e mirëpriste idenë e të qenit nënë, tani e sheh këtë mundësi me një tjetër perspektivë.

“Në moshën 20-30 vjeç është një gjë të bëhesh nënë, por në moshën 40-60 vjeç është diçka tjetër,” tha ajo gjatë rrëfimit. Sipas saj, mëmësia në një moshë më të madhe sjell sfida fizike dhe psikologjike që ndikojnë në mënyrën se si prindi mund të kujdeset për fëmijën. “Nuk është njësoj si të jesh nënë në 20, 25, 30 vjeç dhe në 40, 50 apo 60 vjeç. Fuqia, përqendrimi dhe lodhja janë ndryshe,” shtoi ajo, duke theksuar se preferon të jetë një nënë energjike sesa të ndihet si gjyshja e fëmijës së saj.

Megjithatë, Ceno nënvizoi se, pavarësisht vendimit të saj aktual, do të mirëpriste me dashuri dhe përkushtim një fëmijë, nëse kjo do të ndodhte. “Por ky është një vendim personal,” përfundoi ajo, duke theksuar se çdo grua ka të drejtën dhe lirinë të vendosë vetë për rrugën e saj drejt mëmësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT