10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Nuk duam ne të shtyhet. Çfarë ke bërë Luiz?”, zarfi i kuq mbërrin në shtëpinë e Big Brother

Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” janë në ankth pasi një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi.

Përmbajtja do të lexohet gjatë spektaklit të sotëm, ndërsa banorët kanë nisur hamendësimet për njoftimin që mund të ketë.

Ka qenë kryesisht Luizi ai i cili e ka shprehur mendimin e tij në lidhje me përmbajtjen e zarfit, duke iu rikujtuar banorëve se edhe për eliminimin e Kejvina Kthellës kishte ardhur një zarf i kuq në shtëpi.

Olta: Çfarë lidhje ka zarfi i kuq? Ajo e jona (nominimini me Kiarën) nuk prishet se ka votuar e gjithë dynjaja.

Luizi: Nuk prishet, shtyhet për të martën. Edhe për Kejvinën erdhi zarf i kuq, nuk ishte zarf i zi. Kur u përjashtua Kejvina, u shty televotimi që ishte në atë kohë.

Kiara: Jo nuk duam ne të shtyhet. Çfarë ke bërë Luiz?

Pas kësaj bisede me banorët, Luizi e mori Kiarën veçmas në dhomën e gjumit dhe la të kuptohej se ai ka “gisht” në ardhjen e zarfit të kuq. “Kemi punuar me Qetsorin për këtë ditë”, tha Luizi, ndërsa fituesi i “BB2” shtoi: “Nuk do ikësh ti, ti je kampione”.

Nga ana tjetër Kiara vijoi duke i pyetur Luizin dhe Qetsorin se “çfarë kanë bërë”, por nuk mori përgjigje.

Një mendim komplet tjetër ka një pjesë e ndjekësve të “Big Brother Vip” në lidhje me zarfin e kuq. Në rrjet po aludohet se zarfi përmban datën e finales së “Big Brother”, por mbetet për t’u parë se për çfarë bëhet fjalë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...