10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Nuk e falim gjakun”: Vajza e Selim Velsulës kërkon dënim të përjetshëm për vrasësin e të atit

Pas krimit të rëndë që tronditi një komunitet të tërë, familja e Selim Velsulës është në kërkim të drejtësisë së plotë. Vajza e viktimës, në një deklaratë të fortë për gazetarin Enver Doçi, ka kërkuar dënimin maksimal për autorin e vrasjes, kushëririn e babait të saj, duke theksuar se nuk e falin gjakun dhe se do të shkojnë deri në fund të kësaj çështjeje.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe është larguar. Nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm, përndryshe ne do ta marrim vetë në dorë këtë punë,” u shpreh vajza e Selim Velsulës me emocion të thellë dhe vendosmëri.

Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës kujtoi momentin kur mori lajmin tragjik.
“Kishte ikur në mëngjes të çonte bagëtitë, u kthye, hëngri bukë dhe mori kalin për të shkuar për dru. Më erdhi një djalë e më tha: ‘Kanë vrarë Selimin’. Nuk e besoja, i thashë: ‘Jo, ai është me lopë, kush e vrau aty në mes të livadhit?’ Nuk kishte asnjë konflikt me njeri.”

Krimi ka lënë të shokuar familjarët dhe komunitetin, ndërsa thirrjet për drejtësi nuk mungojnë. Familja e viktimës e ka bërë të qartë se nuk do të ketë qetësi për ta pa u dhënë një ndëshkim i plotë për autorin e vrasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...