15.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Nuk e kishte treguar më parë, Meri Shehu paska një vajzë, habiten banorët

Nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP 3” ka sjellë emocione dhe surpriza që kanë kapluar shikuesit. Në një moment të papritur, Meri ka ndarë një sekret të thellë nga jeta e saj, duke shkaktuar habi dhe shpërthime diskutimesh në shtëpi.

Gjatë një bisede me banorët, Meri ka rrëfyer se ka një vajzë për të cilën nuk do të flasë akoma dhe që është diçka shumë private për të. Ky prononcim ka shtuar tensionin dhe kuriozitetin mes banorëve të shtëpisë.

Ilnisa dhe Juli kanë tentuar të nxjerrin më shumë informacione rreth këtij sekreti.

Ilnisa: Paska një vajzë?

Meri: Po, ju po më shanit mua.

Juli: Sa vjeç është?

Meri: E diskutojmë një ditë tjetër… është e vogël, është e vogël.

Juli: Si e ka emrin?

Meri: Këto gjëra nuk i diskutoj, janë në privatësinë time.

Ky moment i papritur ka bërë që shikuesit dhe banorët e shtëpisë të mbeten të shqetësuar dhe të intriguar për të ditur më shumë rreth misterit të Merit dhe vajzës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT