10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Nuk është vetëm për inceneratorët”/ Kryemadhi: “Evazioni ishte kryer me 24 kompani”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sot se nga 189 milion dollarë evazion fiskal që është vërë me kompanitë që marrin punë publike, 30 milionë janë të kompanive të Klodian Zotos.

Pjesa tjetër sipas Kryemadhit janë kompanitë që marrin tenderat me 99.99% të vlerës si dhe ato që ndërtojnë 1 km rrugë për 20 milionë euro.

“Nuk është vetëm për inceneratorët. Evazioni i Zotot ishte kryer me 24 kompani. Duke hetuar librin e shitjeve të kompanisë AM &Co kishte 18 milionë dollarë blerje dhe shitje 19.5 milionë. Në pamje të jashtme duket në rregull. Por kur sheh del që kompanitë nuk kanë bërë pagesë me TVSH dhe del që blejnë fruta dhe ujë e shesin beton. Pjesa më e madhe e faturave të shitjes funksionin me kompani që ndërtojnë rrugë, kompani kullash dhe kompani që kanë fituar punë publike. 80% e evazionit 189 milionë$, 30 milionë$ janë të Klodian Zotos dhe 159 milion $ janë kompani që kanë fituar punë publike, këta që fitojnë tenderat me 99.99% të vlerës, apo ata që ndërtojnë 1 km për 20 milionë euro.

Këto bëhen me bekimin e kryeministrit se pa bekimin e kryeministrit është e pamundur. Ministria e Financave nuk disburson buxhet financiar nëse libri i shitjeve dhe blerjeve nuk korrenspondon. Këto mund të jenë mbi 100 kompani të tjera. Ne duke hetuar inceneratorët na del kjo shifër, por mund të jenë qindra të tjera”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...