5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Nuk ishte çështje guri, por personi” – Xheneta Fetahu tregon pse refuzoi propozimin për martesë

Moderatorja dhe aktorja Xheneta Fetahu ka rrëfyer për herë të parë një moment të papritur nga jeta e saj personale: një propozim për martesë që ajo e ka refuzuar.

Në emisionin “Trotuar”, Fetahu solli në studio unazën e famshme, që ishte bërë pjesë e shumë komenteve në rrjet, dhe zbuloi arsyen pse i tha “jo”.

“Nuk ka qenë çështje guri, por personi,” – tha ajo, duke sqaruar se vendimi i saj nuk kishte të bënte me vlerën e unazës, por me ndjenjat.

Gjatë bisedës me moderatoren Nevina Shtylla, Xheneta tregoi me humor se unaza nuk kishte ardhur nga personi që ajo do të kishte dashur:

“Do e doja nga një person tjetër. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë i madh,” – u shpreh ajo me të qeshur.

Në studio, ajo pranoi gjithashtu se ka pasur një krisje me partnerin aktual, duke treguar se “i dashuri i kishte hequr bllokun që nga java e kaluar”.

“Po të kishte qenë nga ai unaza, i kisha thënë po,” – përfundoi ajo me sinqeritet.

Deklarata e Xhenetës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë komentuar si për refuzimin e propozimit, ashtu edhe për marrëdhënien e saj aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...