9.5 C
Tiranë
Sunday, January 25, 2026
spot_img

“Nuk ka më shpresë t’i gjejmë të gjallë” – Ndërpriten operacionet e kërkim-shpëtimit pas rrëshqitjeve të dheut në Zelandën e Re

Operacionet e kërkim-shpëtimit për gjashtë personat e zhdukur pas rrëshqitjeve të fuqishme të dheut në Zelandën e Re janë ndërprerë zyrtarisht, kanë njoftuar autoritetet vendase, duke pranuar se shpresat për t’i gjetur të mbijetuar janë shuar.

Mbikëqyrësi i Policisë, Tim Anderson, deklaroi se pas ditësh të tëra kërkimesh intensive, situata është bërë e qartë. “Tragjikisht, tani është e qartë se nuk do të jemi në gjendje t’i kthejmë të gjallë në shtëpi”, tha ai.

Mes personave që rezultojnë ende të zhdukur janë edhe dy adoleshentë. Anderson e cilësoi vendimin për ndalimin e operacioneve si një lajm jashtëzakonisht të dhimbshëm për familjarët, por edhe për dhjetëra efektivë dhe vullnetarë që kanë punuar pa pushim për ditë me radhë, me shpresën e një përfundimi pozitiv.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e dy personave, një gruaje të moshuar dhe nipit të saj, ndërsa gjashtë të tjerë mbeten të zhdukur nën masat e dheut.

Zelanda e Re është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu për disa ditë rresht, ndërsa parashikimet meteorologjike flasin për mot edhe më të lagësht gjatë fundjavës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për rrëshqitje të tjera.

Kryeministri Christopher Luxon vizitoi zonën e prekur të premten, ku vlerësoi solidaritetin e komunitetit lokal. Ai e cilësoi “frymëzuese” mbështetjen e banorëve, të cilët janë angazhuar në pastrimin e mbeturinave dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Zona e Mali Maunganui-t, e prekur rëndë nga katastrofa, konsiderohet vend i shenjtë për popullin maori dhe është një nga kampingjet më të njohura në vend. Vitet e fundit, kjo zonë është përballur në mënyrë të përsëritur me rrëshqitje të dheut, të nxitura nga moti ekstrem.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: “Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz...

0
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, ora 18:00, përpara...

DJ Gimbo hyn zyrtarisht në Big Brother, në garë për Çmimin e Madh

0
DJ Gimbo është zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother, duke u bërë pjesë e garës për Çmimin e Madh. Lajmi...

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar shqiptar në Belgjikë, autorët në kërkim

0
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel,...

Tre punonjës policie në Orikum arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

0
Tre punonjës të Stacionit të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit. Burime zyrtare...

Gjykata zvicerane liron bashkëpronarët e lokalit të tragjedisë në Crans Montana

0
Një gjykatë në kantonin e Valais ka urdhëruar lirimin e Jacques Moretti, bashkëpronar i lokalit Le Constellation, ku natën e Vitit të Ri humbën...