9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Nuk ka pasur gjella të ndryshme”,Albin Kurti flet për darkën me Vuçiç

Duke u shprehur përmes metaforës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në darkën joformale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Berlin, nuk ka pasur gjella të ndryshme, duke aluduar që Kosova ka qenë e barabartë me Serbinë.

“Në atë darkë, nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka qenë barazia e palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit, midis kryenegaciatorëve”, është shprehur ai.

Ai, në një konferencë të përbashkët me ministren gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në Prishtinë, ka thënë se dje në Berlin ka përfaqësuar vullnetin e popullit dhe ka mbrojtur interesat e shtetit.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam përfaqësuar vullnetin e popullit, për të mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë për ta pasur dysheme dhe tavan kushtetushmërinë dhe ligjin e Kosovës. Pra, pavarësisht se a ka darkë a jo dhe pavarësisht se çfarë darke është, unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem, me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj, por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, ai dhe partia që drejton nuk kanë qenë kundër dialogut tash e shumë vite.

“E kemi theksuar tash e shumë vite, që ne nuk jemi në parim kundër dialogut, por s’duam dialog pa parime”, ka thënë Kurti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet e djeshme në Berlin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...