10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Nuk kam ndërmend të kandidoj për mandat tjetër”/ Kryemadhi: “Tani na duhet të besojmë njëri tjetrin sepse jemi përballur me pabesinë e zotit Basha”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar pasditen e sotme se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të LSI.

Ajo tha në News 24 se është ngritur një strukturë e re që po punon për të hartuar disa politika të reja.

“Nuk kam ndërmend të kandidoj për mandat tjetër. Konventa është në proces përgatitje. Është ngritur një strukturë e re që po punon për të hartuar disa politika të reja për t’i implementuar jo vetëm brenda LSI por edhe për të avancuar më tepër me programin tonë ekonomik”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se do të vazhdojë të jetë aktive në politikë duke u marrë me pjesën e organizimit.

“Unë do të kem pozicionet e mia. Do të kem angazhimin tim. Do jem aktive në politikë. Ndoshta jo aktive në takimet diplomatike por do të jem aty ku unë jap më të mirë në rrugët e organizimit. Ndoshta do të jetë një rrugë e gjatë që na e zgjati Lulzim Basha të gjithëve. Tani na duhet të gjithë shqiptarëve të besojmë njëri tjetrin sepse jemi përballur me pabesinë e zotit Basha”, deklaroi ajo.

“Basha u bë keq kur ne dërguam dy amendamente pa e pyetur. Zoti Meta kishte të drejtë por përsëri ka qenë kundër largimit nga institucionet. E dinte efektin e kësaj gjëje. Unë mund të them se kishte një gjë të mirë. Vërtetë e tkurri në votë LSI-në duke e çuar në vrasje totale por krijoi një element të rëndësishëm dhe një strukturë të brishtë dhe të pastër”, u shpreh Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...