8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Nuk kemi mungesë mjekësh”/ Deputeti i PD i përgjigjet Ramës: “Jemi vendi me numrin me te ulet te specializanteve post universitar”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku theksoi se nuk kishin mungesë mjekësh.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Shehu theksoi se vendi ynë ka një mjek për 1000 banorë, vendi me numrin me te ulet ne Kontinent.

REAGIMI I SHEHUT
Rama vendos sot “kokeposhte” zgjidhjen e mungeses se mjekeve!
Nje demagogji mbi çdo absurd, deklarata e Rames per mjeket.
“Nuk kemi mungese mjekesh”-thote.
Ne fakt kemi nje mjek per 1000 banore, vendi me numrin me te ulet ne Kontinent.
Kur mezatarja europiane eshte reth 4,5.
Jemi vendi me numrin me te ulet te specializanteve post universitar.
Rama haron se mjeku behet mjek mbasi mbaron edhe specializimin, qofte edhe per mjek familje.
Dhe mbi gjysma e specializanteve ne Shqiperi paguajne nga xhepi i tyre e nuk marrin asnje qindarke per punen qe bejne, sic ndodh kudo ne institucionet publike.

Me tej ai ben dhe nje deklarate anti kushtetuese, “nuk do tu jape diplomen deri sa te kene kthyer shpenzimet e shkollimit”.
Absurde kjo, ndesh me cdo te drejte universale- studenti merr diplomen kur perfundon ciklin e studimit, ky eshte ligji e parimi.
Dhe studentet e mjeksise paguajne jo pak gjate studimit, edhe ne fakultetin publik!
Politika “kokeposhte” keto, qe nuk regullojne asgje, por vetem do te degradojne me tej sistemin tone shendetesor te “kalbur”, kur:
–Mjeket kane nevoje per dinjitet ne punen e tyre, jo per pranga ne duar.
—Mjeket duhet te stimulohen e financohen per tu kualifikuar pa nderprerje, te azhornohen me zhvillimet shkencore e profesionale.
–Te kene ambjentet e teknologjine per te vene ne sherbim te pacientit dijet e tyre.
–Te kene nje sistem shendetesor te mire menaxhuar te drejtuar nga njerez te kualifikuar e jo nga emisare, qe nuk i lidh asgje me sistemin shendetesor.
–Mjeket kane nevoje per burime financiare te pershtateshme, jo per tu bere te pasur, por per ate, qe eshte e domosdoshme per nje jete dinjitoze dhe produktive.
Pagesat ne institucionet publike jane ofenduese, me te ultat ne Kontinent, edhe nen Kosoven.
Sistemin publik kjo qeveri e ka katandisur kaq keq, sa ajo cfare e mban “gjalle” ate eshte vetem pasioni i mjekeve e personelit, si dhe interesi i tyre per pagesa “extra”.
Dhe Kryeministri vazhdon me tej me absurditete duke akuzuar Gjermanine… per ate qe ai po ben “kokeposhte”, apo akoma me keq:
Do t’i kerkoje dhe demshperblime asaj!!!
Qesharake kjo!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...