11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nuk keni nevojë ta blini, ja si të mbillni avokado në ballkonin tuaj

Të gjithë ju që e njihni dhe e përdorni në kuzhinën tuaj, e dini se avokado është një produkt i shtrenjtë, kështu që pse jo të provoni ta kultivoni në ballkonin tuaj.

Hapi i parë: Hiqni me kujdes bërthamën nga bima e avokados

Ndani avokadon në mes dhe me ndihmën e një thike të mprehur mirë, hiqni me kujdes bërthamën e tij duke mos dëmtuar cipën e lehtë që e mbështjell atë. Pastrojeni mirë dhe futeni në ujë të pastër për 5 minuta, Është mirë që ta përdorni më shumë se një avokado në këtë proces, sepse disa bërthama mund të mos e japin rezultatin e dëshiruar që në fillim.

Hapi i dytë: Ngulni në bërthamën e avokados 3-4 kruajtëse dhëmbësh

Pasi të keni nxjerrë bërthamën nga uji i pastër, ngulni 3-4 kruajtëse dhëmbësh në pjesën e poshtme të saj, siç duket edhe në foto. Falë këtij procesi, do të jetë shumë e lehtë që bërthama të lëshojë rrënjë.

Hapi i tretë: Fusni bërthamën e avokados në një gotë me ujë

Fusni bërthamën e avokados me gjithë kruajtëse në një gotë me ujë. Pas një farë kohe (zakonisht 1 deri në 1 muaj e gjysmë), do të shihni se rrënjët do të formohen nga pjesa e poshtme e bërthamës dhe do të vëreni që trupi i bimës do të fillojë të dalë nga pjesa e lartë e bërthamës. Gotën vendoseni në një vend ku i bie drita e diellit dhe ndërroni herë pas here ujin. Mbajeni kështu derisa të formohet një kërcell 15 cm i gjatë.

Hapi i katërt: Me kujdes vendoseni bimën e avokados në një vazo mesatare

Hiqni me kujdes bimën nga uji pasi të jetë bërë më e fuqishme, pa ia dëmtuar rrënjët dhe vendoseni në një vazo mesatare. Sigurohuni që dheu që zgjidhni në këtë fazë të jetë i pasuruar me mineralet e nevojshme. Nëse nuk keni informacione të mjaftueshme për dheun, mund të merrni ndihmë nga ndonjë lulishte ose ata që punojnë me bimë. Kur ta mbillni, mos e mbuloni bërthamën komplet me dhe. Përfundojeni mbjelljen në atë mënyrë që pjesa e lartë e bërthamës të jetë rreth 2-3cm mbi dhe. Meqenëse kjo bimë e do tokën e lagësht, vazhdoni ta ujitni shpesh, por jo shumë, pa e lënë dheun të thahet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...