4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Nuk kishte fare frikë nga un’, tragjedia në Greqi: shqiptari që vrau kunatin, shpjegon momentin e sulmit

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar, Fation Tarellari, ka vrarë kunatin e tij, 33-vjeçarin Erion Pelivani. Motivi i këtij sulmi duket se lidhet me pretendimet se kunati kishte abuzuar seksualisht me vajzën e Tarellarit dhe e kishte kërcënuar me publikimin e materialeve të ndjera në këmbim të parave.

Fation Tarellari ka dëshmuar para mediave greke se ka thirrur Pelivanin për të kërkuar llogari për veprimet e tij ndaj vajzës së tij. Ndërkohë, kunati ka kundërshtuar dhe ka tentuar të marrë armën e tij, duke sjellë një konfrontim fizik. Në këtë moment, Tarellari pretendon se ka qëlluar instinktivisht, pa menduar për pasojat.

Sot, Tarellari u paraqit para gjykatës në Greqi dhe u la në arrest shtëpie. Ngjarja ka tronditur opinionin dhe është në fokus të mediave lokale për shkak të natyrës tragjike dhe motivit të rëndësishëm që ka shpërfaqur pas sulmit.

“E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im, nuk kishte fare frikë nga unë, nuk më llogariti. M’u afrua dhe tentoi të më merrte armën dhe më goditi, donte të më vriste. Në atë moment qëllova instinktivisht pa menduar për gjërat e tjera”, ka deklaruar 50-vjeçari, sipas avokatit të tij, Alexis Kouya.

Kujtojmë se sot Fation Tarellari doli para gjykatës dhe u la në arrest shtëpie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...

Përplasje qëndrimesh mes Gretës dhe Kristit në BBVA: “Nuk i besoj miqësisë së saj”

0
Raporti mes Gretës dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ecën në të njëjtën linjë, duke nxjerrë në pah...

Gjendje e qëndrueshme shëndetësore për tifozët e PAOK-ut të plagosur në Rumani

0
Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut...