10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

“Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lodër në duart e maxhorancës”/ Berisha për vizitën e Pompeos në Tiranë: “Ai erdhi vetëm për muxhahedinët”

Ish-kryeministri Berisha u ndal edhe te vizita e Pompoes në Tiranë. Ai tha se takimi u organizua nga Taulant Balla dhe theksoi se nuk ka kërkuar në asnjë moment të takohej me të. Berisha argumentoi se çdo person që vjen në Shqipëri, e dinë ku ai është dhe mund të zgjedhin vetë për ta takuar apo jo.

Berisha deklaroi se nuk ka kërkuar takim me të duke theksuar se parimi i tij i hekurt është të mos kërkojë kurrë të takojë një person që nuk ka ardhur për të.

“Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lodër në duart e maxhorancës. Ka një praktikë edhe kur është zgjedhur presidenti konsesual. Janë forcat politike ato që kanë marrë vendimin. Nuk ka ardhur Gramoz Ruçi. Ka ardhur Edi Rama në takim.

Nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë që janë të shkarkuar në të gjitha funksionet. Problemi është se nuk kanë asnjë tagër. Një forcë serioze politike nuk mund të tërhiqet në skenare të tilla. Nuk thashë bojkot. Kemi një votë ne. Unë ju thashë që nuk mund të bëhemi pjesë në një procedurë që është e bazuar në opozitë false. Si e patë ju dhe ata që dinë të lexojnë ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë në të cilën do bëheshin deklarata kundër Berishës. Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite.

E them këtu kur unë u largova nga pushteti, admirimi, respekti i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90%. Kjo është e vërteta. Sali Berisha kurrë nuk ka kërkuar të takojë një person që vjen në Shqipëri dhe ai vetë nuk kërkon ta takojë Sali Berishën. Ky është ligj i hekurt i imi. Kush vjen në Shqipëri, po të dojë kërkon, po të dojë nuk kërkon. Por unë nuk kam bërë kurrë asnjë përpjekje të kërkoj asnjë takim me ish sekretarin e nderuar Mike Pompeo.

Pompeo me dorën e tij bëri vetëm një njoftim. Udhëtova në Shqipëri për t’u takuar me MEK. Ishte kënaqësi u shpreha mbështetjen. Nuk tha asnjë fjalë as për 100 vjetorin, as për takimin me kryeministrin. Dhe për asgjë tjetër. Mendoj se ai Twitter shpreh gjithçka për udhëtimin e tij dhe mbi të gjitha dhe dështimin e atyre që u përpoqën të manipulojnë një vizitë që kishte atë qëllim”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...