13.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Nuk na i cakton ti ku logohemi dhe ku punojmë ne”/ Mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve nis me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës

Komisioni i Ligjeve nuk ka mundur të mbajë dot punimet e para për shkak të përplasjeve mazhorancë-opozitë.

Mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Kjo pasi Klotilda Bushka njoftoi nisjen e mbledhjes online, por deputetët e PD u futën në sallë.

“Sipas njoftimit nga Sekretaria e Komisionit, të gjithë anëtarët janë lajmëruar për organizimin e kësaj mbledhjeje online. Të pranishëm janë këta kolegë. Po i marr me radhë sipas ekranit. Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Pëllumbi, Kollcaku, Deliu, Ndreca, Valikaj, Duraku, Celiku, Cyrbja, Xhoxhi, Hasalla dhe Gogu. Unë sipas rregullores drejtoj mbledhjen nga salla. Këtu kanë urdhëruar deputetët të PD që janë dhe anëtarë, janë të pranishëm, ju uroj mirëseardhjen, pavarësisht se kjo mbledhje është sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve të bëhet online. Ju lutem, për të respektuar vendimin logoheni online që të merrni pjesë.”- tha Bushka.

Anëtarët e opozitës në këtë komision ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa ata të mazhorancës e ndoqën në distancë.

Ndërkohë që Kryetarja lexonte dhe miratonte rendin e ditës, deputetët e opozitës të pranishëm kërkonin fjalën, por u injoruan nga drejtuesja e këtij Komisionit.

Gazment Bardhi i ka kërkuar fjalën kryetares së Komisionit duke e akuzuar se nuk i jep fjalën opozitës.

“Nuk na e cakton ti. Duam fjalën, jemi prezent. Ti je prezent në sallë, ne jemi prezent në sallë, na jep fjalën. Nuk na i cakton ti ku logohemi dhe ku punojmë ne. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Nuk mund ti mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Të të vijë turp që injoron deputetët e opozitës.”- tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT