9.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

“Nuk shoh filma fare” – Denzel Washington habit fansat me deklaratën e tij të sinqertë

Aktori i njohur amerikan Denzel Washington ka habitur publikun gjatë një bisede me reperin A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee, duke pranuar se nuk i shikon filmat, as të tijtë, as të të tjerëve. “Nuk shoh filma, vërtet nuk shoh. Nuk shkoj në kinema. Nuk shoh filma fare. Mbase sepse i bëj vetë, jam lodhur prej tyre”, tha Washington me humor.

Ai dhe A$AP Rocky do të shfaqen së bashku në filmin e ri Highest 2 Lowest, një thriller neo-noir me regji të Spike Lee, i cili do të dalë muajin e ardhshëm në kinema dhe AppleTV+. Ky është bashkëpunimi i pestë mes Washington dhe Lee, që nga drama e vitit 1990 Mo’ Better Blues.

I pyetur për filmin e tij të preferuar nga këto bashkëpunime, aktori tha: “Nuk kam të preferuar. Filmi im i preferuar është ai që do të bëj më pas. Nuk jam i interesuar për të kaluarën”, duke shtuar se nuk e ka parë as Mo’ Better Blues që nga premiera.

Projektet e ardhshme të Washington përfshijnë filmin aksion Here Comes the Flood për Netflix, ku do të luajë përkrah Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...