10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Numër i lartë infektimesh me COVID-19 në Kosovë, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar, se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes si dhe 2,110 raste të reja me koronavirus.

Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,451 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 22.32 për qind.

Aktiv me COVID-19 në Kosovë janë 30,871 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 3,772 persona.

Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 806,884 ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 84,819 qytetarë.

Në Kosovë aktualisht janë në fuqi masat kundër pandemisë. Vendimin për këto masa u mor nga qeveria më 21 janar.

Bazuar në masat që janë në fuqi, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Gastronomia mund të punojë nga ora 05:00 deri më 21:00 ndërkohë që është në fuqi ndalimi i qarkullimit, përveç rasteve të veçanta nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...