4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Numri i të infektuarve me COVID drejt uljes/ Mjeku Kalo mesazh qytetarëve: “KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo…

Mjeku i njohur Tritan Kalo shprehet se ditë më të mira na presin përpara referuar faktit që prej disa javësh numri i të infektuarve, por edhe fataliteteve është shumë i ulët dhe trendi është i qëndrueshëm. Mjeku bën thirrje për kujdes, pasi akoma nuk ka mbaruar asgjë dhe u kërkon qytetarëve që të mos hezitojnë që të vaksinohen.

Kohë kovidiane….15.05.2021….Një fundjavë të qetë miq, të afërt, kolegë e bashkëkombas….Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mëndjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tyneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….

Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lotë janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbëshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….

KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbritur atë cak të domozdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë….Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..

Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithshkaje në jetët tona….Ditë më të mira na presin, POR kjo nuku duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë  nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive në udhën e ngadhnjimit mbi këtë “flamë mbarëbotërore”….

KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….Together forever!!!” shkruan Kalo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...