10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Nuredin Seci reagon për kontratën e lobimit të PD në SHBA: “Mbështetja financiare, nga komuniteti shqiptaro-amerikan”

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Nuredin Seci ka reaguar për herë të parë publikisht mbi çështjen e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sqaruar pozicionin e tij dhe burimin e mbështetjes financiare. Në një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, të lexuar gjatë emisionit “Opinion”, Seci theksoi se ndihma ekonomike nuk është personale, por është mbledhur nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Si një biznesmen shqiptaro-amerikan me dashuri të thellë për Shqipërinë dhe për Shtetet e Bashkuara, kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare, me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike dhe të lirë”, u shpreh Seci.

Ai deklaroi se nuk është i befasuar nga “sulmet e pabazuara dhe përhapja e dezinformatave nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump dhe një Amerikë të fortë”. Biznesmeni vlerësoi se mbështetja që ka marrë nga komuniteti shqiptaro-amerikan është një dëshmi e qartë e vullnetit për të ruajtur marrëdhëniet mes dy vendeve.

Seci shtoi se angazhimi i tij është fokusuar në mbështetjen e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, duke theksuar nevojën për përfaqësim të ndershëm dhe efektiv për Shqipërinë.

“Si një person privat, kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjera publike, por dua të siguroj këdo që e lexon këtë qëndrim timin, se përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do të vazhdojë pa ndërprerje, sa herë që të kem mundësi të jap kontribut për këto dy vende”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...