18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Nxënëset e “Mehmet Akif” protestë për 60 minuta para Kryeministrisë, dorëzojnë peticionin me mbi 10 mijë firma

Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan për rreth 60 minuta para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit. Ata dorëzuan dhe peticionin me 10 mijë firma pranë Kryeministrisë, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë të protestojnë nëse qeveria nuk tërhiqet.

Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT