Në një seancë parlamentare të shoqëruar me tensione, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është përplasur me dy deputetët demokratë gjatë diskutimit për projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”.
Gazment Bardhi iu drejtua ministrit duke e quajtur “përfaqësues i bandave”, ndërsa Flamur Noka e përshkroi si “narko”. Replikat e ashpëra dhe shkëmbimet e fjalëve të rënda tregojnë nivelin e tensioneve të larta në ambientin parlamentar. Situata e zmadhoi atmosferën e pazakontë në Kuvend.
Pjesë nga replikat:
Bardhi: O përfaqësues i bandave
Peleshi: Ik ore, ik mos u bëj qesharak.
Jemi votuar Flamur për këtë punë, do ta bëjmë deri në fund.
Noka: Niko, o narko
Peleshi: Ehe, po po! Edhe ti Flamur. Po s’ka lezet
Noka: Je Narko