9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“O të çojmë në të s**ës”, Arben Ahmetaj nga arratia në një intervistë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të japë një intervistë të re nga arratia, pas disa muajsh heshtje dhe akuzash të forta ndaj Qeverisë Rama. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale që e tregojnë atë me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë që do të transmetohet në ditët në vijim.

Premtimi i mbajtur, po vjen” – ka shkruar Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën. Në një insert të intervistës, Ahmetaj deklaron se është kërcënuar me dhunë dhe kërcënime për të dëmtuar familjen e tij, por thekson se është vendosur të flasë.

Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, shprehet Ahmetaj.

Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë televizive rreth 5 muaj më parë, ku hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, përfshirë Belinda Ballukun. Ai ka folur gjithashtu për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar në një emision të “Report”.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, dhe është nën hetim për dosjen “Buka”. Ai jeton në Zvicër prej më shumë se një viti dhe autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë ende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...