17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Oerd Bylykbashi: “Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri”

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se problematikat që ngre raporti i DASH për Shqipërinë, ulin në gjunjë çdo qeveri.

Komentet Bylykbashi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku citoi edhe disa nga problematikat që kishte konstatuar raporti i DASH për Shqipërinë, ndër të cilat theksoi korrupsionin dhe dhunimin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se qeveria po përpiqet t’i heqë opozitës çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën në pushtet.

“Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri. Korrupsioni, dhunimi i zgjedhjeve, mungesa e lirisë së mediave, etj, i keni aty. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i ngushtoni çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën. Parlamenti është vetëm një vulosës.

Folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë, për atë vulosjen te Porti i Durrësit. I hiqni mundësitë qytetarëve të Durrësit vetëm e vetëm që të pasuroheni ata që ndërtojnë atje. Në kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen në rendin e ditës të raportit të DASH. Faleminderit”, u shpreh Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...