8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

OKB dënon sulmet në portin e Odesës: Respektoni marrëveshjen, gruri nevojitet dëshpërimisht për krizën globale të ushqimit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi të shtunën sulmet e njoftuara në portin e Odesës në Ukrainë. Zëdhënësi i tij vuri në dukje se të gjitha palët e përfshira në luftime, Moska e Kievi, ishin zotuar për një marrëveshje të premten për eksportin e drithërave nga portet e Ukrainës.

“Këto produkte nevojiten me dëshpërim për të trajtuar krizën globale të ushqimit dhe për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në nevojë në mbarë globin”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të OKB-së Farhan Haq. “Zbatimi i plotë (i marrëveshjes) nga Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia është thelbësore”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko tha se nëse marrëveshja nuk përmbushet, Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për krizën globale të ushqimit.

Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes se në 48 orët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra në Ukrainë. Forcat ukrainase kanë vazhduar ofensivën e tyre kundër forcave ruse në rajonin Khersonit, në perëndim të lumit Dnipro.

Në deklaratën e postuar në Twitter, ministria tha se “Rusia ka të ngjarë të përpiqet të ngadalësojë ofensivën ukrainas duke përdorur sumlme me artileri”. Në deklaratë thuhej gjithashtu se linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit Dnipro, janë gjithnjë e më shumë të rrezikuara.

SHBA-të i kanë premtuar Ukrainës një paketë të re ndihme prej 270 milionë dollarësh, ku përfshihen edhe katër sisteme raketash me lëvizshmëri të lartë të njohura si sistemet HIMARS.

Ushtria e Ukrainës ka dislokuar tashmë të paktën tetë HIMARS në vijën e frontit, ndërsa katër të tjerë janë në pozicione të tjera.

Premtimi i fundit i SHBA-ve e çon në 16 numrin e përgjithshëm të sistemeve HIMARS që ka Kievi. Krahas kësaj, Ukraina ka dislokuar edhe gjashtë sisteme raketash me rreze të mesme e të gjatë veprimi të furnizuara nga Gjermania dhe Britania.

Të premten Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje që i hap rrugë Kievit të eksportojë miliona tonë drithë në mbarë botën.

Ukraina, një nga furnizuesit kryesorë të këtij produkti nuk ka qenë në gjendje të eksportojë grurë për shkak të sulmit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pritet të eksportohen rreth 20 milionë tonë drithë ndërsa bëri të ditur se vendi i tij ka aktualisht një sasi drithi në vlerën e rreth 10 miliardë dollarëve./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacion antidrogë në Itali: Policia kap dy shqiptarë me 4,5 kg kokainë dhe 1,7...

0
MILANO – Një operacion i zhvilluar nga Seksioni i Krimit të Huaj i Skuadrës Fluturuese të Milanos ka rezultuar me arrestimin e dy shqiptarëve...

Skandal sek*ual në Këshillin e Lartë të Prokurorisë: Prokurori Olger Eminaj akuzohet për ngacmime...

0
TIRANË – Një skandal i rëndë me përmbajtje seksuale ka tronditur sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi emisioni investigativ Stop në TV Klan ka...

Prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Ramën, i akuzuar për vrasjen e të...

0
PONTEVEDRA – Prokuroria e Gjykatës Provinciale të Pontevedrës ka kërkuar 25 vite burg për Florian Rama, i dyshuar për vrasjen me paramendim të 20-vjeçarit...

SPAK Shkatërron Kartelin e Kokainës: Sekuestrime Dhjetra Miliona Euro, Vëllezërit Hoxhosmani dhe “Nyja e...

0
Tiranë, 23 mars 2026 – Një operacion i SPAK dhe BKH-së ka goditur një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës,...

Aksident tragjik në aksin Divjakë–Lushnjë, një i vdekur

0
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë, ku u përfshinë një mjet bujqësor pa targa dhe një motomjet. Si...