10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

OKB: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të kenë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar

Nju Jork/Teheran – Një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara deklaroi të hënën se disa nga sulmet ajrore të Izraelit ndaj objektivave në Iran mund të përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, për shkak të viktimave civile dhe goditjes së objekteve me funksion humanitar dhe civil.

Sulmet, të cilat nisën më 13 qershor, kanë pasur në shënjestër komandantë të lartë ushtarakë iranianë, por kanë shkaktuar gjithashtu vdekjen e civilëve, përfshirë banorë të një kompleksi apartamentesh, tre punonjës të Kryqit të Kuq Iranian, si dhe dëmtimin e një klinike për fëmijë me autizëm dhe një spitali në Kermanshah, sipas deklaratës së OKB-së.

“Mungesa e paralajmërimit efektiv nga Izraeli, që do të mundësonte evakuimin e civilëve, ngre shqetësime serioze për shkelje të parimeve të proporcionalitetit, dallimit dhe masës paraprake sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, theksohet në raport.

Eskalimi i situatës dhe pasojat humanitare

Pas sulmeve izraelite, Shtetet e Bashkuara u përfshinë zyrtarisht të dielën duke goditur centralet bërthamore nëntokësore të Iranit, duke shtuar më tej tensionet në rajon.

Raporti i OKB-së bën të ditur se miliona njerëz janë larguar nga kryeqyteti iranian, në kushtet e mungesës së sistemeve të paralajmërimit ajror, strehimeve emergjente dhe ndërprerjes së internetit, çka e bën më të vështirë informimin dhe reagimin ndaj rrezikut.

Në një tjetër zhvillim të rëndë, një nga objektet e goditura nga forcat izraelite ishte një burg famëkeq për të burgosurit politikë, gjë që ka ngjallur shqetësim për sigurinë e të paraburgosurve.

“Ekspertët u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane që të zhvendosin të burgosurit nga vendet e rrezikuara nga sulmet ajrore”, thuhet në deklaratë.

Arrestime dhe represion të brendshëm

Misioni i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim për një valë arrestimesh arbitrare në Iran pas fillimit të sulmeve. Objektivi i autoriteteve iraniane kanë qenë aktivistë, gazetarë dhe përdorues të mediave sociale, të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit – një vepër që dënohet me vdekje sipas ligjeve iraniane.

Organet hetimore të OKB-së theksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut edhe në kohë konflikti, duke i bërë thirrje autoriteteve iraniane të garantojnë proces të rregullt ligjor, dhe bashkësisë ndërkombëtare të monitorojë nga afër situatën në Iran dhe rajon.

Tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë nivele kritike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare përballet me sfidën e ruajtjes së paqes dhe të drejtës ndërkombëtare në një klimë të pasigurtë dhe gjithnjë e më të rrezikshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...