11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacion anti-korrupsion në Kakavijë: Arrestohet përgjegjësi i doganës, një tjetër në kërkim

Një operacion i gjerë është zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër, filluar nga mëngjesi i së Shtunës deri në orët e para të së Dielës. Pas hetimeve dhe me urdhër të Agjencisë, është arrestuar përgjegjësi i doganës dhe një doganier i kontrollit fizik, ndërsa një tjetër punonjës i doganës është shpallur në kërkim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte dyshime se punonjësit e doganës dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit, duke përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit janë evidentuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë, si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa u nënshtruar kontrolleve dhe pa paguar taksat e zhdoganimit.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje dhe për të identifikuar nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni në pikën doganore të Kakavijës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...