16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Operacion i madh në Tiranë dhe Durrës SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste për pronarët e Call Center

Të paktën 20 urdhërarreste janë lëshuar nga ana e SPAK për pronarë dhe drejtues të Call Centerave të cilët kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm europianë, përmes FOREX.

Mësohet se hetimet kanë nisur me kërkesë të palës gjermane, ndërkohë që operacioni po vijon në Tiranë dhe në Durrës.

Prej kohësh prokuroritë të ndryshme në vendin tonë janë duke hetuar në lidhje me aktivitetin e kompanive të Call Center, pas sinjalizimeve nga jashtë se kryhen mashtrime me shuma të mëdha parash me shtetas të vendeve të BE.

Duke qenë se aksioni është ende në vijim, ende nuk dihen identiteti i personave që janë vënë në pranga.

Si nisën hetimet nga SPAK– Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se etimet e Spak kanë nisur pas një letërporosie e cila është  dërguar nga Prokuroria Gjermane ku thuhet se shtetasve gjermanë iu janë marrë shuma të majme parash dhe nuk iu janë kthyer më.

Personat e arrestuar janë administratorë dhe team lider të call centareve që operojnë në kryeqytet. Mësohet se operacioni ka nisur ditën e djeshme nga struktura antikorrupsion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...