12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Operacionalja 46” – Arrestohet në Durrës pedofili i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kishte përdhunuar vajzën e tij

Durrës – Një tjetër operacion i suksesshëm i Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë e Durrësit çoi në arrestimin e Nikolla Llogos, 60 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për një nga krimet më të rëndë: marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, konkretisht me vajzën e tij.

Operacioni i koduar “Operacionalja 46” u finalizua pas informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit mbi vendndodhjen e Llogos në qytetin e Durrësit, ku ai ishte fshehur prej kohësh për t’iu shmangur drejtësisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonjë me 5 vjet e 10 muaj burgim për krimin e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Nikolla Llogo ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma më 23 maj 2025, ndërsa tashmë ndodhet në paraburgim në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin për aktin makabër të dhunës seksuale ndaj së bijës.

Ky arrestim vjen në kuadër të përpjekjeve të pandërprera të Policisë Shqiptare për të çmontuar strehimin e kriminelëve ndërkombëtarë në vendin tonë dhe për t’i dorëzuar ata drejtësisë së vendeve ku janë dënuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune...

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...