4.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Operacionalja” vijon, arrestohen në Tiranë dy persona në kërkim ndërkombëtar për trafikim qeniesh njerëzore

Policia e Shtetit njofton se vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të veprimeve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht fazat 78 dhe 79, si rezultat i të cilave janë arrestuar dy shtetas me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe zhvilluar me sukses këto dy faza në qytetin e Tiranës, ku u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.

Të dy këta persona ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 13 janar 2026, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK në Kosovë ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Kosovës.

Shtetasit e arrestuar janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve kosovare, ndërsa Policia e Shtetit bën me dije se vijon puna për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...