Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, duke goditur një rast të trafikut të paligjshëm të emigrantëve.
Si rezultat i këtij operacioni, në flagrancë u arrestua shtetasi D.B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan” duke transportuar me automjet tre emigrantë nga Palestina, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ky veprim vjen në vijim të përpjekjeve të Policisë për të goditur aktivitetet kriminale që ndihmojnë kalimin ilegal të kufirit, mbështetur edhe nga informacionet e inteligjencës.






