9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Operacioni Anti-Drogë në Tiranë: 24 Arrestime, shqetësuese shpërndarja e drogës LSD

Në një operacion të gjerë antidrogë në Tiranë, u godit një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla dhe lokale nate në kryeqytet. Operacioni, i koduar “TEMPULLI 4,” rezultoi në arrestimin e 24 personave, ku 9 prej tyre ishin arrestuar më parë dhe 15 janë ndaluar ditën e sotme. Ende vazhdojnë kërkimet për 4 individë të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një sasi të madhe lëndësh narkotike, përfshirë:

– 1.8 kg kokainë
– 18 kg marijuanë
– 350 doza të lëndës narkotike sintetike LCD dhe ekstazi
– Aparatet celulare dhe automjetet e të arrestuarve

Droga LCD është e veçantë për shkak se është në formë kartoni dhe përdoret duke u vendosur poshtë gjuhës, një metodë që mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore dhe deri në humbje jete.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave, lokale nate dhe ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë në Tiranë. Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për ndjekjen ligjore të të tjerëve të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...