10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Operacioni anti-korrupsion në aferën e Inceneratorit të Tiranës: Arrestime dhe masa sigurie

truktura e Posaçme Anti-Korrupsion po vazhdon operacionin në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Seanca për dhënien e masës së sigurisë për 15 të ndaluarit u mbajt në Gjykatën e Posaçme, ku pjesa më e madhe e tyre tashmë ishin nën masa sigurie “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Hetimet kanë zbuluar parregulla dhe shkelje ligjore në procedurat për dhënien e koncesionit për inceneratorin. Zyrtarët dhe sipërmarrësit, përfshirë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe praktika të dyshimta që kanë realizuar në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimit, rezulton se ish-ministri Lefter Koka ka patur një këshilltar të jashtëm që paguhej nga ministria por ishte i punësuar fiktivisht në kompaninë e Zotos. Ish-deputeti Alqi Bllako është akuzuar për përfitim prej rreth 120 mijë euro nga sipërmarrësi Zoto, duke përfshirë blerjen e një makinerie.

Personat e arrestuar përfshijnë:

Lefter Koka: Ish-ministër i Mjedisit, i dënuar për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Alqi Bllako: Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet, i dënuar për inceneratorin e Fierit.
Pëllumb Abeshi: Ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i dënuar për inceneratorin e Fierit.
Mirel Mërtiri: Pronar i inceneratorëve, i dënuar për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Klodian Zoto: Pronar i inceneratorit të Fierit, i dënuar për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.
Erjon Murataj: Ish-zyrtar në Bashkinë e Fierit, nën masë sigurie.
Taulant Tushe: Drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës.
Namik Simixhiu: Ish-zyrtar në Ministrinë e Mjedisit.
Etleva Kondi: Ish-zyrtare e lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Valbona Ballgjini dhe Sidita Kola: Zyrtare të implikuara në aferën e inceneratorit të Fierit.
Alba Thoma, Sidita Kopliku dhe Sidita Tola: Emra të rinj në listën e personave të ndaluar në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Hetimet dhe arrestimet vazhdojnë, duke përfshirë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe bashkëpunimin në shkelje të ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...