8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Operacioni anticanabis në Krujë/ Gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Krujës caktoi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Eldi Kacelin, ndërsa la në burg Asllan Deliun dhe Marsel Locin, të arrestuar në operacionin e koduar “Agimi”.

Një ditë më parë, gjykata la në burg 6 nga të arrestuarit tri ditë më parë gjatë një operacioni antikanabis në këtë zonë. Gjatë ditës së djeshme, dolën në seancë 13 të arrestuarit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: Fetije Kullaj, Ferid Kullaj, Dashamir Kullaj, Indrit Kullaj, Erion Deliu dhe Erlind Almeta.

Ndërsa për shtetasit Sokol Kullaj, Refik Deliu, Xhavid Kullaj, Dashamire Deliu dhe Musait Vathi u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për shtetasit Ervin Perlica dhe Flamur Halili gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë zgjati rreth 5 orë, teksa të gjithë të ndaluarit përfaqësohen me avokat, ndërsa jashtë ambienteve të Gjykatës është vënë re prezence e familjarëve të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...