16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Operacioni antidrogë në Mallakastër, vihet në pranga 69-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Mallakastër ku është gjetur një sipërfaqe kanabisi në Çorrush.

Në pranga ka rënë shtetasi Z. L., 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallet në kërkim djali i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan armë gjahu, fidanë narkotikë dhe lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet 1 në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Mallakastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, gjatë një operacioni të organizuar në Mallakastër, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen një armë gjahu, fidanë narkotikë dhe lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Z. L., 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallën në kërkim djalin i tij, shtetasin A. L., 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...