5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni antidrogë “Tempulli” në Elbasan: 20 persona të arrestuar

Në Elbasan, operacioni antidrogë i quajtur “Tempulli” po vazhdon me fazën e dytë të tij.

Pas një hetimi të gjatë prej 3 muajsh nga Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë, janë lëshuar urdhër-arreste për 20 persona, ndërsa edhe të tjerë janë shoqëruar për procedime të mëtejshme.

Prova nga hetimet tregojnë se këta persona janë përfshirë në aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Kontrollet dhe masa të tjera janë ushtruar gjatë natës në mjete dhe banesa tek të dyshuarit që kanë lidhje me tregtimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, në kuadër të fazës së 2-të të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli ”:
•Janë vënë në pranga 24 shtetas (18 ekzekutime urdhër ndalimi dhe 6 arrestime në flagrancë);

-janë shpallur në kërkim 6 shtetas;
-janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
•Janë sekuestruar:
-sasi kanabis, kokainë, heroinë, peshore elektronike;
-armë zjarri pistoletë, automatik, armë gjahu/sportive, armë e ftohtë (thikë);
-42 celularë,18 automjete, tavolinë pokeri dhe çipsa, si edhe pajisje si të Policisë (shkop gome).
-700 000 lekë të rinj dhe 29 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...