14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni ‘Basti i Fundit’ – 7 të arrestuar për vënien e basteve sportive me celularë

Në një operacion të quajtur “Basti i Fundit”, 7 shtetas janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë pas akuzave për vënien e basteve sportive me përdorim të celularëve. Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni u kapën në flagrancë gjatë kontrolleve në 5 lokale të ndryshme. Në pranga të akuzuarve janë sekuestruar 7 celularë, të cilët përdoren si provë materiale për veprën e akuzuar. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetim të mëtejshëm.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...