4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni “Confirmation” në Kombinat – Arrestohet 22-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në automjet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me armë zjarri në automjet, gjatë operacionit të koduar “Confirmation”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

I arrestuari është E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ai u lokalizua dhe u ndalua nga patrullat e policisë në rrugën “Ilia Papanikolla” në zonën e Kombinatit.

Gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte, efektivët gjetën në sedilje një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin në cilësinë e provës materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative për një person që qarkullonte i armatosur në zonë.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vijimin e hetimeve në ngarkim të 22-vjeçarit, i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...