10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacioni “Enigma” në Durrës: Vëllezërit Xhani dyshohen si organizatorë të vrasjes së biznesmenit Nasufi

Në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës janë arrestuar vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të dyshuar si organizatorë dhe financues të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, e ndodhur më 12 janar 2025 pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se në vendngjarje është gjetur një dorezë gjysmë e djegur me një profil ADN-je, e cila do të krahasohet me ADN-në e dy të arrestuarve. Për më tepër, me vendim gjykate është marrë edhe kampioni i ADN-së së nënës së tyre për të vërtetuar lidhjen.

Dy vëllezërit, të skeduar për trafik droge në Holandë, dyshohet se kishin konflikte të vazhdueshme me Nasufin për një pronë të shitura nga babai i tyre. Bujar Nasufi u qëllua për vdekje në sy të gruas së tij, teksa po parkonte makinën pranë banesës.

Voltan Xhani ishte më parë në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodolit në Shkodër, ku në servisin e tij u gjet makina e përdorur në vrasje. Ai përballet me akuza për “krijim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “trafikim mjetesh motorike”. Prokuroria po heton lidhjet e mundshme mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit në trafikun e drogës.

Arratia e dy vëllezërve përfundoi të enjten në Durrës, ku u arrestuan në shoqërinë e Xhevdet Plakut, i njohur si “Akili”, i arratisur nga burgu në Itali, dhe Flobens Mecia, pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...