17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni “Fake Star 5”/ Arrestohet kandidati i PD-së, në kërkim i biri dhe një shtetas turk: Zbulohet fabrika e logove false të markave luksoze

Tiranë – Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i koduar “Fake Star 5”, i cili çoi në shkatërrimin e një rrjeti të organizuar që falsifikonte logo të markave luksoze në veshje të kontrabanduara. Katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një shtetas turk, i identifikuar si organizatori i skemës, është shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua në zonën e rrugës së Arbrit, ku u zbuluan dy fabrika ilegale të pajisura me makineri stampimi dhe sasi të konsiderueshme veshjesh të kontrabanduara. Logo të markave të njohura ndërkombëtare si Hugo Boss, Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Air Jordan, Balenciaga, Dolce & Gabbana, Valentino, Prada dhe Philipp Plein janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kandidat i PD-së në pranga

Në pranga ka rënë Luan Haka, një emër i njohur në politikën lokale të Dibrës. Ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, nën drejtimin e atëhershëm të Lulzim Bashës. Po ashtu, në vitin 2022, Haka ka kandiduar për kryetar bashkie në Dibër.

Sipas Policisë së Shtetit, Haka ishte administrator i njërit prej ambienteve ku u gjetën pajisjet për stampimin e logove false. Në të njëjtën skemë është përfshirë edhe i biri, Liridon Haka, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Skemë e sofistikuar, me lidhje ndërkombëtare

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se rrjeti funksiononte në mënyrë të strukturuar dhe ishte pjesë e një skeme më të gjerë ndërkombëtare të falsifikimit të markave. Shtetasi turk, i cili konsiderohet si “koka” e operacionit, dyshohet se kishte siguruar teknologjinë dhe njohuritë për prodhimin e etiketave dhe stampave identike me ato të markave origjinale.

Veshjet e kontrabanduara, të cilat mbërrinin pa dokumentacion në Shqipëri, etikoheshin në fabrikat ilegale si produkte të markave të njohura dhe më pas hidhnin në treg duke mashtruar konsumatorët.

Policia: Hetimet në vijim për lidhje të tjera

Policia e Shtetit njoftoi se hetimet janë ende në vijim për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal, si dhe për të gjurmuar kanalet e kontrabandës së mallrave që përdoreshin në këtë aktivitet. Po ashtu, do të hetohet nëse veshjet e falsifikuara janë eksportuar jashtë vendit apo janë shitur në tregun vendas.

Operacioni “Fake Star 5” konsiderohet një ndër goditjet më të mëdha të kohëve të fundit ndaj falsifikimit industrial dhe pasqyron një shqetësim të shtuar për praninë e aktivitetit kriminal në sektorë të caktuar të biznesit, ku shpesh përzihen politika, biznesi dhe paligjshmëria.

Autoritetet njoftojnë se priten zhvillime të tjera në vijim, ndërsa Luan Haka do të përballet me akuza për kontrabandë, falsifikim markash dhe organizim të aktivitetit kriminal, ndërsa ndaj të birit dhe shtetasit turk është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...